top of page

PËRSHËNDET TË  ARDHMEN

PREZANTIM I

TRAVELPORT _LOGO_SAND_CMYK 1.png

Zbuloni një platformë të re për blerjen dhe shitjen e shërbimeve të udhëtimit, nga TRAVELPORT

Shitja e shërbimeve të udhëtimit ka nevojë për transformim. Pritshmëritë  e klientëve kanë ndryshuar - por çfarë po ndodh me teknologjinë? Jo aq shumë. Kompleksiteti ka qenë standardi për një kohë të gjatë, por tani  kjo do të ndryshojë.

Travelport+ është këtu për të modernizuar shitjen e shërbimeve të udhëtimit dhe për ta përgatitur atë për të ardhmen. Ai thjeshton mënyrën se si shitësit, agjencitë dhe pasagjerët lidhen - të gjitha përmes një platforme të vetme, të gjeneratës së ardhshme, një zgjidhje desktopi për agjentët, një grup API dhe një kanali shpërndarës të mundësuar nga inteligjenca artificiale dhe bazuar në të dhëna të mëdha. Ofron më shumë përmbajtje, mundësi shitjesh moderne dhe marrëveshjet më të mira. Travelport+ ju jep mjetet për të shitur më mirë dhe më shpejt, me më pak zhgënjim dhe më shumë fitim me çdo klikim.

VIDEO

All Videos
Travelport Launch Film v11 (1)
01:18
Play Video
Power Of Simple FINAL v2
01:38
Play Video
Modern travel retailing FINAL UPDATED
01:40
Play Video
Value Of Delight FINAL v2
01:30
Play Video

PERSHENDET TE ARDHMEN

Eshtë koha për t'i thënë lamtumirë konfuzionit, zhgënjimit dhe ritmit të ngadaltë të ndryshimit - dhe mirëpresim thjeshtësinë, shkathtësinë dhe efikasitetin. Njihuni me Travelport+.

FUQIA E THJESHTESISE

Teknologjia e udhëtimit është e komplikuar, ndërsa shitjet e udhëtimeve nuk duhet të jenë. Travelport+ çon në një botë të thjeshtësisë, lehtësisë së përdorimit dhe automatizimit - për shpejtësinë dhe efikasitetin e agjentëve.

SHITJA MODERNE E SHERBIMEVE TE UDHETIMIT

Teknologjia nuk përputhet me pritshmëritë e klientëve. Por Travelport+ është këtu për të zhvilluar udhëtimet, për të transformuar agjencitë në ofrues të shërbimeve moderne që tejkalojnë pritshmëritë e klientëve dhe ofrojnë shumë më tepër.

VLERA E KENAQESISE

Travelport+ ju jep mundësinë për të kënaqur klientët që në fillim të udhëtimit; sepse, një klient i kënaqur është një klient besnik, dhe kjo është ajo që e bën një biznes të suksesshëm.

THJESHTËSI NE PROCESIN E SHITJES 

Në botën komplekse të teknologjisë së udhëtimit, thjeshtësia është sofistikimi i fundit. Publikimi më i fundit i Travelport+ ka të bëjë me thjeshtësinë duke lehtësuar  shitjen – dhe ka akoma më shumë për t'u entuziazmuar.

PËRMBAJTJA

ME SHUME LIDHJE
ME SHUME ZGJEDHJE

Travelport+ thjeshton mënyrën se si blerësit dhe shitësit lidhen në turizëm dhe ofron një botë plot mundësi. Platforma jonë thjeshton shpërndarjen për ofruesit e shërbimeve të udhëtimit duke ofruar lidhje fleksibël që janë të lehta për tu menaxhuar, qoftë për kanalet tradicionale apo formatet e reja të shpërndarjes siç janë ATPCO, NDC, HTNG, OTA dhe lidhje direkte. Si rezultat, agjencitë fitojnë qasje të shpejtë në gamën më të gjerë të ofertave të synuara që mund t'i shesin menjëherë dhe t'i kuptojnë menjëherë, pavarësisht nga burimi.

SHITJE

RRIT SHITJET

Travelport+ i bën shitjet më të thjeshta, më të shpejta dhe më fitimprurëse. Ndihmon në personalizimin e  funksioneve dhe të ofertave  duke theksuar qartë markën e furnitorëve në mënyren që komplimenton kanalet e shpërndarjes.

Agjencitë do ta pëlqejnë modelin e ri të platformës sonë, ueb, me të gjitha produktet e nevojshme për të gjetur, krahasuar dhe shitur shpejt ofertën, në kohën  dhe çmimin e duhur. Me ofertat e personalizueshme të API - ju mund të shisni në mënyrë inteligjente, pavarësisht mënyrës së shitjes, online apo nëpërmjet një agjenti, ose përmes aplikacionit celular.
 

VLERE

PAK DHIMBJE,
SHUMË FITIME

Travelport+ krijon mundësi për të përfituar nga çdo udhëtim. Ofruesit e shërbimeve  marrin shumë të dhëna dhe njohuri të cilat mund të përdoren vazhdimisht për të përmiresuar ofertat dhe për të rritur fitimet. Agjencitë përdorin inteligjencën më të mirë të biznesit, mbështetje të shtuar dhe mjete që  kursejne kohë, si produkte të automatizimit te biletave ajrore dhe më shumë vetshërbim për udhëtaret. Rezultatet? Vlera më e mirë për ju dhe klientë gjithmonë të kënaqur.

bottom of page