top of page

RREGULLAT DHE KUSHTET

QARTË DHE KONCIZE

GettyImages-596350174.jpeg

RREGULLAT DHE KUSHTET

1

1.1

Distributori është emëruar rregullisht si distributor për sistemin global të shpërndarjes Travelport+ Internacional, për territorin e Republikës se Shqiperise. Distributori krijon dhe/ose merr dhe u shpërndan përdoruesve shërbime dhe produkte të cilat shërbejnë për pasqyrimin e orareve të fluturimeve, çmimeve të transportit ajror, disponibilitetit të vendeve të lira dhe të shërbimeve dhe produkteve të tjera të turizmit dhe u krijon përdoruesve mundësinë të ofrojnë shërbime të tilla si rezervime, shitjen e biletave të avionëve dhe/ose shërbime të tjera të fushës së turizmit. Distributori është i autorizuar të mbyll kontrata për ofrim të shërbimeve të sistemit global të shpërndarjes Travelport+, t’u faturoje përdoruesve tarifat përkatëse në përputhje me dokumentacionin kontraktual të dhënë, të ofroje shkollime për përdorimin e sistemit Travelport+ përfshirë këtu edhe certifikimin si dhe t’u siguroje mbështetje përdoruesve në territorin e Republikës se Shqiperise.   

1.2

Distributori ka per detyre t’i mundësojë Përdoruesit disponueshmëri të sistemit të shpërndarjes Travelport+ për produktet dhe shërbimet që ofrohen nga Distributori, me çmimin dhe kushtet e bashkërenduara më tej në këtë kontratë.  Lidhja me sistemin realizohet qoftë nëpërmjet pajisjeve të vet përdoruesit ose nëpërmjet pajisjeve të ofruara nga Distributori. Softuerët respektivë janë gjithmonë të livruar nga Distributori.  
   
2. Emërtimet       
2.1

Emërtimet e përdorura në këtë kontratë: me

  • „Aparaturë“ do të kuptojmë pajisjet, softuerët dhe rrugët e komunikimit  të cilat në tërësinë e tyre i mundësojnë përdoruesit hyrjen në sistemin Travelport+;

  • „Rrugë komunikimi“ do të kuptojmë linjat e komunikimit dhe pajisjet e lidhura me to që shërbejnë për të lidhur sistemin Travelport+ me pajiset e një zyre të dhënë;

  • „GDS“ (Sistem global të shpërndarjes) do të kuptojmë sistemin kompjuterik që përmban ose ofron informacione mbi oraret e fluturimeve, çmimet, ofertën e vendeve të lira dhe shërbimeve të tjera të shoqërive të transportit ajror dhe të  subjekteve të tjera që operojnë në fushën e turizmit, e që nëpërmjet të cilit mund të realizohet shërbimi i rezervimit;

  • „Pajisje“do të kuptojmë çfarëdolloj „Pajisje tjetër“ ose „pajisje ne perdorim“ ku me:
    a. „Pajisje tjetër“ do të kuptojmë pajisjen e cila ka qenë e lidhur ose do të lidhet me sistemin Travelport+, por që nuk bën pjesë në kategorinë e „pajisjeve ne perdorim“.
    b. „Pajisje ne perdorim“ do të kuptojmë pajiset, të cilat Distributori ia ofron ose do t’ia ofroje Përdoruesit, konform Shtojcës nr.

  • „Sistem Travelport+“ do të kuptojmë GDS-në e vënë në punë dhe të bërë të disponueshem nga Distributori;

  • „Komponentë të siguruar“ do të kuptojmë pajisjet, mediet dhe ato pjesë të rrugëve të komunikimit të marra ne perdorim e që janë të vendosura në zyrë;

  • „Zyrë“ do të kuptojmë dhomën me pajisjet e saj e përdorur nga Përdoruesi, e cila ndodhet në adresën ose adresat e specifikuara në Shtojcat, ku janë të instaluara sipas kushteve të kësaj Kontrate pajisjet e harduerit si dhe/ose produktet e softuerit;

  • „Manual“ do të kuptojmë të gjithë dokumentacionin që Distributori i ofron Përdoruesit për shfrytëzim dhe përdorim të rregullt të të gjitha shërbimeve dhe produkteve të livruara sipas kushteve të kësaj Kontrate dhe të plotësuara apo të rregulluara nga Distributori sipas nevojave;

  • „Media“ do të kuptojmë bartësit në të cilët janë shtypur ose regjistruar softuerët dhe manualet dhe të cilët Distributori sipas nevojës ia ofron Përdoruesit;

  • „Rezervim“ do të kuptojmë shërbimin e ofruar nëpërmjet sistemit Travelport+, i cili mundëson Përdoruesin të kërkoj dhe rezervoj shërbime të subjekteve që operojnë në fushën e turizmit dhe që paraqesin produktet dhe shërbimet e tyre në sistemin Travelport+; dhe me

  • „Produkte Softueri “do të kuptojmë programet kompjuterik sipas specifikimeve të Shtojcës nr.2.

3. Levrimi i pajisjeve

3.1

Në përputhje me këtë Kontratë dhe sipas kushteve të përcaktuara në të, Distributori bie dakord:

   a. t’i ofrojë Përdoruesit pajisje ne perdorim dhe rrugë komunikimi, sipas listës së paraqitur në Shtojcës nr.1
   b. të lidhë me rrugët e komunikimit të gjitha pajisjet e nevojshme; dhe
   c. t’i mundësoj Përdoruesit hyrjen në sistemin Travelport+ përmes pajisjeve.

 

4. Zyra

4.1

Distributori do t’i ofrojë Përdoruesit falas, informacione që kanë të bëjnë me përgatitjen e zyrës dhe shfrytëzimin e aparaturës.

 

4.2

Përdoruesi do të përgatisë zyrën me shpenzimet e veta dhe do të siguroj hapësirën, ambientin dhe kushtet e nevojshme për furnizimin me energji elektrike, që të mundësojë që aparatura të instalohet dhe të vihet në punë pa rrezik dhe në mënyrë të përshtatshme. 

 

4.3

Përdoruesi konfirmon dhe deklaron, se çdo zyrë e përmendur më poshtë është e administruar prej tij dhe se është i autorizuar të mbyll këtë kontratë për secilën prej tyre (zyrave).

4.4

Po qe se Distributori nuk miraton me shkrim ndonjë procedurë tjetër, atëherë zhvendosja e cilësdoqoftë prej pajisjeve të instaluara ose e çfarëdolloj pjese të rrugëve të komunikimit (duke përfshirë këtu edhe.

 

4.5

Zhvendosjet brenda së njëjtës zyrë) mund të kryet me shpenzimet e Përdoruesit por vetëm nga Distributori ose nga agjenti i tij.


5. Pajisjet

5.1

Përdoruesi mund të përdor qoftë pajisjet e veta qoftë pajisjet ne perdorim të marra nga Distributori të paraqitura në Shtojcën nr.1. Pajisjet e veta sidoqoftë duhet t’i përgjigjen specifikimeve teknike të përcaktuara nga Distributori.

5.2

Për përgatitjen e pajisjeve të veta për instalimin e sistemit Travelport+ përgjigjet Përdoruesi. Në rast se do të jetë e nevojshme që Distributori ose agjenti i tij të rregulloj pajisjet e Përdoruesit në mënyrë që ato t’i përgjigjen kërkesave, atëherë ky shërbim do t’i ofrohet Përdoruesit kudrejt pagesës.
           
6. Levrimi, instalimi dhe dorëzimi

6.1

Distributori do të informojë Përdoruesin për afatet e planifikuara të livrimit dhe instalimit të aparaturës në një kohë sa më të shkurtër. Distributori do të bëj gjithçka në mënyrë që livrimin dhe instalimin ta siguroj sa më shpejt menjëherë pas nënshkrimit të kësaj kontrate. 

 

6.2

Distributori, pas instalimit dhe dorëzimit të të gjitha pajisjeve, do të kryej në një kohë sa më të shkurtër që të jetë e mundur të gjitha testet standarde për t’i vërtetuar Përdoruesit, që pajisjet janë në gjendje pune. Dorëzimi do të bëhet duke mbajtur shënimet përkatëse në protokoll.

 

6.3

Distributori ka të drejtë të kërkoj, që në konton e tij të depozitohet, një garanci financiare përpara se të kryej çfarëdolloj hapi për fillimin e instalimeve. Kushtet e një garancie të tillë financiare janë përcaktuar në Shtojcën nr. 3.

7. E drejta e pronësisë dhe përgjegjësitë

7.1

Distributori ose partnerët e tij kontraktual do të kenë për gjatë gjithë kohës të drejtën e pronësisë ndaj pajisjeve të paraqitura në Shtojcën  nr.1, ndaj softuerëve, manualeve, medieve, rrugëve të komunikimit (nqs këto nuk janë në pronësi të ofruesve të shërbimeve të komunikimit në zyrën përkatëse ose të një pale krejt tjetër) dhe ndaj copyright ose të drejtave të tjera të autorit që kanë të bëjnë me to. Përdoruesi është i autorizuar që të sipërpërmendurat t’i përdorë për gjatë gjithë periudhës së kohëzgjatjes së marrëdhënieve kontraktuale e sipas kushteve të paraqitura në këtë Kontratë. Përdoruesi bie dakord që nuk do të kryej asnjë negocim, që mund të jetë në kundërshtim me principet e paraqitura më sipër.

 

7.2

Përgjegjësia e plotë për pajisjet dhe pjesët e tyre, rrugët e komunikimit dhe softuerët kalon tek Përdoruesi pas livrimit të këtyre pajisjeve në zyrën përkatëse.
   
7.3

Në qoftë se pas livrimit Përdoruesit i humbet, i shkatërrohet apo dëmtohet ndonjë pjesë e medies, atëherë Distributori këtë do ta zëvendësoj në një afat kohor sa më të shkurtër, me kusht që Përdoruesi të mbuloj shpenzimet e lidhura me të.

 

7.4

Përdoruesit i ndalohet të heq apo mbuloj shenjat e identifikimit të pajisjeve të marra ne perdorim, të rrugëve të komunikimit, të softuerve ose medieve apo t’i përdor ato si garanci financiare për të mbuluar detyrimet e veta.  

8. Sigurimi

8.1

Përdoruesi do të firmosë dhe do të vazhdojë të mbajë me shpenzimet e veta një kontratë sigurimi ndaj rreziqeve të zakonshme që kanë të bëjnë me vjedhjet, humbjet ose dëmtimin e pronës së siguruar.

8.2

Në rast vjedhjeje, humbje ose dëmtimi të pronës së siguruar atëherë:

   a. Përdoruesi informon menjëherë me shkrim Distributorin dhe shoqërinë e sigurimeve;
   b. Përdoruesi i paguan Distributorit shumën e parave, e cila përcaktohet nga Distributori si shumë e nevojshme për garantimin e riparimeve ose zëvendësimin e pronës së vjedhur apo të dëmtuar;
   c. Pas marrjes së shumës së caktuar, Distributori menaxhon riparimin ose zëvendësimin e pronës së siguruar në një afat kohor sa më të shkurtër;
   d. Pas, riparimit ose zevendesimit te pronës se siguruar, Perdoruesi do ta shfrytëzoje ate në përputhje me kushtet e përcaktuara në këtë kontratë; dhe
   e. Kompensimi i marrë nga shoqëria e sigurimit i mbetet Përdoruesit.

bottom of page