top of page

NE FUQIZOJMË TË
ARDHMEN E UDHËTIMIT

PARTNER ZYRTAR I TRAVELPORT

Travelport Albania është  partneri zyrtar i pavarur i Travelport për territorin e Shqiperisë. Përmes platformës sonë, ne lidhim globalisht blerësit dhe shitësit në industrinë e turizmit duke krijuar përmbajtje unike.
 
Travelport, me Partnerët e saj Zyrtarë, është në një mision të përbashkët për të fuqizuar të ardhmen e industrisë së turizmit. Travelport krijon një të ardhme më të mirë për industrinë tonë duke fokusuar të gjithë energjinë dhe ekspertizën e saj në lidhjen e blerësve dhe shitësve të produktit turistik përmes një platforme unike, të pavarur, pa kompromis.

Travelport emëron ekskluzivisht ata Partnerë Zyrtarë që ndajnë pasionin e tyre për të ofruar një përvojë superiore për udhëtarët. Platforma Travelport i jep industrisë fuqi, u tregon njerëzve botën. Platforma e Travelport mundëson bashkëpunim midis linjave ajrore, hoteleve, kompanive të marrjes me qira të makinave duke ua përcjellë përmbajtjen e tyre agjencive të udhëtimit dhe udhëtarëve.

 

Ekipet e Travelport në të gjithë botën kanë përvojë dhe guxim për të lidhur të kaluarën dhe të tashmen dhe për të përcjellur industrinë drejt një të ardhme më të mirë.

PRODUKTET

Misioni i Travelport është të thjeshtojë mënyrën se si shiten udhëtimet. Produktet dhe zgjidhjet e Travelport janë përshtatur për të mbështetur shitjet e agjencive online, agjencive tradicionale të udhëtimit, si dhe agjencive të korporatave në mënyrë që të ofrojnë shërbime superiore për klientët e tyre.

Smartpoint

SHITJA E SHËRBIMEVE TË UDHETIMIT, THJESHT

Një zgjidhje desktopi e lehtë në përdorim që ju lidh drejtpërdrejt me platformën globale Travelport, ku mund të kërkoni, krahasoni, rezervoni dhe ndryshoni itineraret për klientët tuaj.

API

BOTA E PËRMBAJTJES

APIs të shpejtë, modern dhe të lehtësisht për t’u përdorur, krijuar nga Travelport  për të kënaqur çdo programues. Lidhuni drejtpërdrejt me platformën Travelport dhe hyni në botën e përmbajtjes.

MyTravelport

GJITHCKA NËN KONTROLL

Këndi juaj personal Travelport. Një vend ku mund të përdorni mjete, informacion, trajnime të personalizuara, mbështetje online dhe ku mund të shkarkoni produktet më të fundit.

GettyImages-503081960.jpeg

LAMTUMIRË
KOMPLEKSITET MIRËSEVJEN THJESHTËSI

Është  koha për t'i thënë lamtumirë kompleksitetit dhe për të mirëpritur një ekosistem më të thjeshtë udhëtimi. Ne paraqesim një platformë të re për blerjen dhe shitjen e shërbimeve të udhëtimit, Travelport+

GettyImages-629646317.jpeg

UDHËZUES PËR RIMËKËMBJEN E TURIZMIT

Mësoni se çfarë mendojmë se do të rrisë besimin e udhëtarëve dhe se si industria jonë po përshtatet me Covid-19.

bottom of page