FLIGHT WATCHDOG API
& PRICE CHECKER API
SHIKONI MË SHUMË BILETA

Mbani klientët në faqen tuaj.
Shisni më shumë bileta.
Lejoni udhëtarët të monitorojë çmimin e biletës për të cilën ata janë të interesuar, nepermjet faqes tuaj në ueb.
Cfare eshte?
API Flight Watchdog është një mjet universal programimi që ju lejon të shtoni funksionalitetin Flight Watchdog në aplikacionin tuaj. Faqja e juaj e uebit ose aplikacioni APP i udhëtimit mund të ndihmojë udhëtarët të mbajnë gjurmët e biletave për të cilat ata janë të interesuar dhe si çmimi i tyre po ndryshon. Në fund, kjo do të thotë më shumë bileta të shitura dhe të ardhura më të larta për ju.
A eshte per ju?
A jeni OTA dhe keni programuesit tuaj? Apo jeni një zhvillues?
Nëse jeni duke zhvilluar faqen tuaj të rezervimit të biletave online ose një aplikacion tjetër turistik, dhe doni të mbani klientët në faqen tuaj qe të shisni më shumë bileta, keni nevojë për API Flight Watchdog.
Pse Flight watchdog API?
Kursime të mëdha parash dhe kohe.
Të ardhura më të larta.
Shtesa JScript (kursen edhe më shumë orë programimi).
Përmbajtja: Travelport + (biletat e linjave ajrore tradicionale), Travelfusion (biletat përmes NDC dhe linjat ajrore me kosto të ulët).
Integrimi me eStreaming (mundësi më të pasura dhe shanse më të larta shitjesh).
Cfare mund te krijoni?
Ju mund të pyesni se çfarë mund të programoni në të vërtetë me këtë API. Për t'ju frymëzuar pak, ne kemi krijuar, për shembull, Flight Watchdog si një pajisje shtesë për përdoruesit e GOL IBE.




PRICE CHECKER API
Pasuroni të dhënat e aplikacionit tuaj me rezultatet e marra nga Flight Watchdog API.
Aksesoni të dhënat ose përmes Kontrollit të Çmimeve API ose përmes të dhënave të shkarkueshme.
Si mund t'ju ndihmojë ky informacion? Imagjinoni që ju duhet të mësoni çmimet e fluturimeve nga Vjena në Pragë çdo të hënë, të mërkurë dhe të enjte, për një periudhë 2 mujore dhe për një qëndrim 5, 10 dhe 14 ditë. Ju thjesht vendosni këto parametra në grupin Flight Watchdog dhe FW më pas fillon të kontrollojë disponueshmërinë dhe çmimet për hyrjen tuaj çdo ditë. FW ruan të gjitha rezultatet e kërkimit në databazën e të dhënave të Kontrolluesit të Çmimeve. Rezultatet e marra përmes API, verifikojne disponueshmërinë dhe çmimet për ditët e caktuara, si dhe çmimet më të lira për periudhën e përcaktuar. Për më tepër, ju keni mundësinë të monitoroni zhvillimin e çmimeve për një ditë dhe destinacion të caktuar.
API-S QË AGJENSITË ONLINE DUAN.
Student agency
Një nga agjencitë më të mëdha online në Republikën Çeke ka vendosur të përdorë API Flight Watchdog nepermjet faqes se vet të webit.
Zaletsi.cz
Një agjenci online e drejtuar nga djem të rinj entuziastë të cilët janë gjithmonë ndër të parët që përqafojnë teknologjitë e reja. Ata integruan API -në tonë me aplikacionin e tyre, i cili gjeneron fushata marketingu në Facebook. Dhe ata janë shumë të suksesshëm.