NJOFTIM PËR SHTYP
- anithimjo6
- Dec 10, 2021
- 2 min read
Updated: Dec 13, 2021


Travelport ka nënshkruar një marrëveshje të re shpërndarjeje me gjashtë kompani ajrore evropiane.
Evropa ështe njohur gjithmonë për zhvillim, duke pasqyruar trendet e së ardhmes. Dhe duke folur për tendencat, ne duam të ndajmë një lajm të mirë me ju.
Pas marrëveshjes së fundit me Lufthansën, ne jemi të kënaqur që kemi nënshkruar marrëveshje të reja shpërndarjeje në Evropë me dy grupe të tjera të mëdha kompanish ajrore. Së shpejti do të shpërndajmë përmbajtje nga gjashtë linja ajrore të tjera kryesore që na janë bashkuar në rrugën drejt shitjeve moderne të udhëtimeve.
Air France-KLM dhe International Airlines Group (IAG) , që përfshin British Airways , Iberia , Aer Lingus and Vueling, po sjellin jetë përmes Travelport+ NDC.
Këta operatorë do t'u ofrojnë së shpejti klienteve tanë, agjencive, një gamë më të gjerë produktesh dhe më shumë shërbime si përmes Travelport Smartpoint ashtu edhe Travelport API. Gjithashtu do të shesin oferta ekskluzive dhe unike NDC me çmime dinamike dhe opsione më të mëdha personalizimi. Nuk do t'ju duhet të prisni gjatë - vitin tjetër, mund ta prisni me padurim këtë përmbajtje në Travelport+
Ky është një lajm i madh - për të gjithë. Air France-KLM tha: "Bota ka filluar të udhëtojë përsëri dhe ne jemi të sigurt se Travelport është në rrugën e suksesit global". British Airways tha: "Marrëveshja e re e shpërndarjes është në përputhje me vizionin tonë për një mënyrë më innovative, shitjet e shërbimeve të udhëtimit, ku ne do t'u ofrojmë agjencive Travelport qasje në një ofertë më të madhe."
Po ne? Ne jemi thjesht shumë të emocionuar që mund t'u tregojmë këtyre linjave të mëdha ajrore evropianë se çfarë ofron Travelport+. Ata po i bashkohen linjave të tjerë si Singapore Airlines, Qantas, American Airlines, Emirates dhe United, dhe po realizojnë vizionin e tyre NDC me ne.
Prisni më shumë lajme të tjera rreth platformes NDC.
I juaji Travelport.



Comments